Oferta

Te reja

- F&M Reklama ka shtruar se fundmi ne gamen e pajisjeve te saj Plotter-in industrial Ultra Wit 2000 Color 3.2m gjeresi printimi, shpejtesi deri 120 m2/ore. Tashme mund te plotesojme me kosto me te ulet dhe me shume shpejtesi kerkesat tuaja...

- F&M Reklama mori pjese ne fushaten e zgjedhjeve lokale dhe e perballoi ate me sukses si nga realizimi i produkteve promocionale, stilolapsa, bluza, kapele etj, ashtu edhe nga ana e printimeve te permasave te medha ne banner, mesh, adeziv, flamuj etj.

- F&M Reklama ne bashkepunim me Drone sh.p.k, realizoi me sukses skenen e emisionit Ora Ekonomi ne TV Ora News. Forma dinamike, ndricimi LED, struktura solide tregojne suksesin e ketij realizimi...

Newsletter

Rregjistroni E-mailin tuaj per te marre ofertat dhe te rejat e fundit nga F&M Reklama

Kush jemi Ne?

E sprovuar tashmë në tregun shqiptar me një staf të kualifikuar dhe në gadishmëri të realizimit të ideve, dëshirave tuaja… Një larmishmëri produktesh që lidhen me reklamimin dhe promovimin…

F&M Reklama pati fillimet e saj modeste disa vite më parë, me një aktivitet i cili u konsolidua dhe u përmirësua me kalimin e kohës, duke u shfaqur tashmë si një nga partnerët më seriozë për një numër të madh biznesesh në Shqipëri.

Kompania jonë është një nga operatorët kryesorë në tregun e reklamave në Shqipëri, duke ofruar të gjitha produktet dhe shërbimet në fushën e reklamave, ku përfshihen tabela ndricuese, punime me gërma 3D, punime profesionale të teknologjisë LED, reklama në seri, billborde, karburante, etj.

Stafi ynë është shtuar në mënyrë progresive dhe është specializuar në fushën e prodhimit të reklamave. Me kalimin e viteve niveli i shërbimeve dhe i punimeve të ofruara nga ne kanë patur një përmirësim të ndjeshëm falë profesionalizimit, eksperiencës dhe përmirësimit të teknologjisë.

Eksperienca dhe punimet tona janë të konsiderueshme dhe shërbejnë si një garanci më shumë për besueshmërinë ndaj nesh.

Synimi jonë është që vazhdimisht të shtojmë dhe të përmirësojmë personelin dhe teknologjinë tonë për të vazhduar në rrugën që kemi nisur, duke zmadhuar vazhdimisht kapacitetin tonë, për të qënë sa më korrektë dhe të shpejtë me klientët tanë, për të qëndruar sa më Pranë Jush!!!.

...duam t’i japim vlera biznesit, duke shkrirë inxhinierinë, arkitekturën dhe pasionin për punën në një emër të vetëm “F&M Reklama”, për të punuar profesio-nalisht dhe të vazhdojmë paralelisht me ju, partnerët tanë, të ngjisim shkallët drejt suksesit, për të prekur ëndrrën, për të qenë më të mirët...

Faolt PAHIJA
Administrator
(Inxhinier Elektronik, Master Marketing i Avancuar)

 

Edhe pse të rinj në treg, fuqia e besimit për të arritur ëndrrën... “F&M Reklama kompani lider”, ka bërë që fjala gjigand të jetë e vogël para hapave tanë. Besoj se forca dhe aftësia për të bërë gjërat ndryshe na jep vlerën për të na zgjedhur, nëse kërkoni diferencën!

Marin PAHIJA
Drejtor Ekzekutiv
(Arkitekt)

 

Të konsoliduar dhe me përvojë të gjatë teknikoprofesionale, e cila krijon ndje-njën e sigurisë dhe kënaqësisë për preferencën tuaj në kompaninë tonë. Gërshetimi i ndershmërisë dhe respektit për partnerët e klientët tanë është motiv për ne.

Hasan PAHIJA
Specialist Teknik