Avantazhet e Totem-eve

 

 

Përse të zgjidhni Totemet ?

 

Reklamimi përmes totemeve mund të duket si një investim i lartë dhe mund t'ju bëjë të reflektoni për një moment nëse do ta realizoni apo jo, por kjo formë reklamimi mund të ndihmojë biznesin tuaj, në krijimin e një marke të fortë dhe të diferencoheni nga konkurentët. Totemet kanë disa avantazhe si:  

1.Dukshmëria

Të vendosur përgjatë rrugëve ku ka kalimtarë, në stacione të ndryshme autobusi apo qoshe, totemet mund të vihen re nga të gjithë. Shumë njerëz kalojnë në të njëjtën rrugë, në mënyrë të përsëritur, disa prej tyre ikin në punë, disa në pazar, etj. Kjo nënkupton që ata do të jenë të ekspozuar ndaj totemit  në çdo moment, gjë që ndikon në ngulitjen e imazhit të totemit në memorien e kalimtarëve. Nga ana tjeter, madhësia e totemeve e bën të pamundur që të mos vihen re, duke ndihmuar në këtë mënyrë që të forcohet prezenca e produktit dhe mesazhi i markës në tregun konkurues, teksa arrihen target grupe të ndryshme në të njëjtën kohë. 

  2.Vendndodhja

 Një tjetër avantazh i totemeve është vendndodhja e tyre. Ju mund ta poziciononi totemin tuaj aty ku mendoni se mund të ketë më shumë impakt. Kjo është një mundësi e mirë, kur keni një biznes tek i cili dëshironi të gjeneroni klientë. Gjithashtu, kjo formë reklamimi mund të  përdoret edhe në zona ku s'ka shumë njerëz. Një shembull konkret janë komunitetet e  fermave rurale, të cilat janë të shpërndara në distanca të largëta. Duke i vendosur totemet në rrugët kryesore të komunitetit, ju do të rrisni ndjeshëm dukshmërinë e totemit tuaj. Pozicionimi ose  vendndodhja e totemit shërben gjithashtu, si një pikë orientimi për klientët potencialë. Nëse  dyqani ose Showroom-i  ndodhen pranë një totemi, atëherë ai mund të shërbejë si një pikë referimi, për të kuptuar se sa larg ndodhen klientët nga biznesi juaj. 

3.Ndërgjegjësimi rreth markës

 Totemet janë një mënyrë e shkëlqyer për   të rritur ndërgjegjësimin rreth markës.Për   shkak se njerëzit lëvizin gjatë gjithë   kohës pranë këtyre totemeve, sa herë që   i shohin ato, aq më shumë u nguliten në   mendje. Sa më shumë që kalimtarët ta   shohin totemin tuaj, aq më i fortë është   shoqërimi i markës që ata i bëjnë në mendjen e tyre. Kur klientëve potencialë do t'u nevojitet një shërbim apo produkt, do të kujtohen menjëherë për totemin që kanë parë dhe ta lidhin atë me kompaninë tuaj. Totemet janë një mënyrë e shkëlqyer për të shpërndarë mesazhin e markës rreth asaj se çfarë është kompania, për të promovuar brandin e kompanisë dhe ndarë oferta promocionale të ndryshme që ka kompania tek audienca e gjerë.

 4.Qëndrueshmëria

 Falë totemeve mesazhi juaj është gjithmonë në ekspozim. Nuk ka rëndësi se në çfarë ore   të ditës apo natës, dikush mund të kalojë pranë totemit tuaj dhe të mësojë rreth markës   tuaj. Kjo është një nga ato forma të promovimit që nuk mund të fiket ose hidhet tutje sepse   ka mbaruar!

 

 

 

 

Totemet mbeten një mënyrë e fuqishme për  tërheqjen e një audience të gjerë të klientëve potencialë përmes formimit të një reputacioni të fuqishëm të markës  dhe diferencimin e kompanisë nga konkurenca.