A e dini pse duhet t'i brandoni makinat te F&M Reklama?

 

A e dini pse duhet t’i brandoni makinat te F&M Reklama?

Kërkesa për veshjen e makinave ka ardhur gjithnjë e në rritje, qoftë për veshje të makinave personale ashtu edhe për makinat e punës, të cilat kanë disa detaje të konstruktit të tyre si harqe dhe kanale ndarëse, që kërkojnë 3 kritere specifike përveç materialit, që të realizohet brandimi i makinës.

Këto kritere janë:

1. Kushtet e ambjentit ku do të brandohet makina

2. Mjetet e punës

3. Staf i kualifikuar

Mungesa apo injorimi i këtyre kritereve sjell një impakt negativ në reputacionin e kompanisë dhe në kënaqësinë e klientit. Më poshtë, jepen të detajuar secili prej kritereve. 

1.Kushtet e ambjentit ku do të brandohet makina

Kushtet e ambjentit ku do të brandohet makina përfshijnë disa elementë të cilët janë:

a) Temperatura

Është shumë e rëndësishme të theksohet që, veshja e makinave nuk duhet të realizohet në ambjente të jashtme, sepse makina në këtë mënyrë do të jetë e ekspozuar gjithë kohës ndaj pluhurave dhe erërave, duke sjellë vështirësi në ngjitjen e adezivit dhe gjithashtu do të mbledhë papastërti në sipërfaqen e makinës. Veshja e makinave duhet të realizohet në mjedise të brendshme, të cilat duhet të jenë të pastra dhe të kenë një temperaturë ambjenti brenda intervalit 10-20ºC.  Luhatjet në temperaturë japin një impakt të menjëhershëm në ngjitjen e adezivit, duke e komplikuar dhe vështirësuar kështu proçesin e brandimit të automjeteve. Një temperaturë e lartë e bën adezivin të vështirë për t’u menaxhuar, sepse adezivi streçohet duke ndryshuar kështu përmasën e tij dhe humb strukturën e imazhit gjatë proçesit të ngjitjes. Nga ana tjetër,  një temperaturë e ulët sjell tkurrjen e adezivit, duke e bërë atë më pak fleksibël dhe më pak të manovrueshëm gjatë proçesit të ngjitjes së tij tek automjetet. 

b) Ruajtja

Ruajtja e materialeve të printimit në vende të thata, pa lagështirë, me një temperaturë normale të ambjentit, larg ekspozimit të rrezeve të diellit, është një kusht thelbësor që adezivat të kenë jetëgjatësi dhe të ruajnë cilësinë. Gjithashtu duhet marrë në konsideratë edhe pozocionimi i tyre. Adezivat janë më të predispozuar të rrudhosen dhe të krijojnë thyerje, nëse pozicionohen në mënyrë horizontale, mbi   njëri-tjetrin.  Ato duhen mbajtur në një pozicion vertikal duke shmangur në këtë mënyrë dëmtimet e mundshme dhe të kenë një pamje më estetike duke mos mos zënë shumë hapësirë. Përveç pozicionimit, një tjetër element i rëndësishëm është kohëzgjatja e ruajtjes së adezivave. Kjo kohë nuk duhet të jetë më shumë se dy vjet. Supervizori i printimeve duhet të kujdeset për mirëmbajtjen e materialeve, duke i seleksionuar ato sipas afateve të tyre kohore të përdorimit. 

c) Pastërtia

Përpara se të nisë veshja e automjeteve me adeziv është shumë e rëndësishme që makina të jetë e larë një ditë përpara dhe e thatë. Papastërtia më e vogël e lënë në makinë, mund të ndikojë që në periudhë afatshkurtër adezivi të hapet dhe të fillojë të bjerë.  

  2.Mjetet e punës

   Kriteri i dytë që duhet marrë në konsideratë i   referohet mjeteve të punës. Specialisti i veshjes së   makinave duhet me patjetër të jetë i pajisur me të   gjitha mjetet e përshtatshme të  punës që i   shërbejnë atij për të bërë një  punë sa   më profesionale. Këto mjete i ofrojnë atij lehtësi që   të trajtojë çdo kënd, hark apo kanal ndarës që makina ka, duke e realizuar veshjen në mënyrën e duhur.

  3.Stafi i kualifikuar

  Që brandimi i automjeteve të realizohet ashtu siç duhet, është e nevojshme që kompania të ketë staf të specializuar në veshjen e automjeteve me adeziv. Ju mund të keni adezivin e duhur, por nëse nuk është bërë ngjitja ashtu siç duhet, rezultati nuk do të jetë ai i prituri.  Brandimi i makinave kërkon teknike dhe zotësi, sepse materiale të ndryshme reagojnë ndryshe, prandaj specialisti i veshjes së makinave duhet të ketë eksperiencë në brandimin e automjeteve. 

Puna nuk mbaron me veshjen e  makinës me adeziv. Një kujdes i veçantë duhet treguar  pas veshjes së saj, ku specialisti përmes pajisjes së  ngrohëses dhe përdorimit të një termometri dixhital në intervalin e duhur të temperaturës, përshkon të gjitha zonat me harqe dhe kënde ku është bërë veshja me adeziv, në mënyrë që adezivi të fiksohet akoma më mirë dhe të qëndrojë në kohë.

 Pajisja e ngrohëses ndihmon në ngjitjen  e   njëtrajtshme të adezivit në sipërfaqen e makinës dhe   që në  periudhën afatgjatë të mos ketë probleme me   hapjen e tij. E njëjta gjë vlen dhe gjatë proçesit   të zhveshjes së automjeteve, ku   përmes pajisjes së   ngrohëses, lehtësohet heqja e adezivit nga  sipërfaqja e automjetit në një kohë të shkurtër duke mos e dëmtuar atë. 

 

 

Të gjithë elementët e përmendur më sipër duhen marrë në konsideratë që brandimi i automjeteve të realizohet në mënyrën e duhur dhe rezultati të jetë ai i dëshiruari.

 

Të treja këto kritere, mund t'i gjeni të implementuara pranë kompanisë sonë dhe të gjithë të interesuarit janë të ftuar për t'i shikuar dhe prezantuar nga afër në ambjentet tona të fabrikës.